Presidenti i SHBA-ve Donald Trump akuzon Kinën se mund ta ketë përhapur koronavirusin qëllimisht, gjatë një intervite për “The Wall Street Journal”.

“Ka një shans që kjo ishte me qëllim”– tha Trump për përhapjen e koronavirusit që filloi në Wuhan në dhjetor dhe u përhap më pas në të gjithë globin. Presidenti amerikan spekuloi se Kina mund të ketë pasur motivime ekonomike për ta lënë virusin të shpëtojë.

“E saktë, ata po thonë: ‘Ne jemi rrëmujë. Shtetet e Bashkuara po na vrasin’. Mos harroni, ekonomia ime gjatë një viti e gjysmë po i shkatërronte ata. Dhe arsyeja është tarifat”– tha Trump, citon Daily Mail.

Presidenti amerikan tha se nuk kishte raporte të Inteligjencës për të mbështetur këtë pretendim. E megjithatë ai tha se kishte më shumë gjasa që të ketë qenë vetëm moskompetencë e Kinës ose një gabim sesa kjo. Por përsëri ai i lë dyshimet duke thënë: “Unë nuk mendoj se ata do ta bënin atë. Por kurrë nuk i dihet. Por kjo ka pasur një ndikim”.