Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot në mbrëmje do t’i drejtohet qytetarëve të vendit të tij pas aktaku zave nga Tribunali i Hagës. Thaçi pasi u publikua aktakuza nuk ka komentuar teksa mësohet se fundjavën e kaloi në Tiranë siç dhe njoftoi vetë pasi mbërriti në Rinas.

Por ajo çfarë pritet të mësohen është se a do të japë dorëheqjen tashmë Hashim Thaçi siç bëri Ramush Haradinaj një vit më parë kur la postin e kryeministrit për t’u përballur me aktakuzat. Thaçi dhe kreu i PDK, Veseli bashkë me 8 persona të tjerë akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar e cila ngriti një padi më parë për k rime lu fte të këtyre personave, ish- anëtarë të UÇK-së gjatë luf tës me Serbinë.