Mesfushori i Barcelonës, Arthur Melo, është dorëzuar dhe më në fund do ta pranojë ofertën për t’iu bashkuar Juventusit, ku do të fitojë pagë tri herë më të lartë seç merr tani në Camp Nou. Marrëveshja 80 milionë euro, Miralem Pjanic plus 15 milionë euro, është arritur mes Barçës dhe Juventusit dhe duhet të pranohet vetëm edhe nga Arthur për t’u finalizuar, transmeton Gazeta Express.

Mediat italiane raportojnë se paga që Juventusi ia ka ofruar mesfushorit brazilian e ka bindur atë të pranojë kalimin në Serie A. Atij i është ofruar pagë vjetore në vlerë 5.5 milionë euro plus bonuse.

Kjo do të përbente rritje të madhe page për brazilianin, pasi sipas mediave italiane ajo është tri herë më e lartë se paga e tij në Barcelonë. Calciomercato.it dhe Mundo Deportivo raportojnë se marrëveshja është në fazën finale dhe se Arthur ka hequr dorë nga qëndrimi në Camp Nou.