Moderatorja e njohur, Xhemi Shehu, është një nga femrat më të bukura të ekranit shqiptar. Edhe pse vitet kalojnë, Xhemi ka po të njëjten elegancë e po të njëjtën freski të shumë viteve më parë.

Këtë e vërteton fare lehtë një fotografi e publikuar nga “Geraldina Sposa”, ku Xhemi shfaqet me një fustan nuseje, gati për të sfiluar.

Kjo foto, e ripostuar edhe nga vetë moderatorja, është nga viti 2008. Edhe pse kanë kaluar 12 vite, në fytyrën e Xhemit nuk ka ndryshuar asgjë.