9.9 milion banorë janë testuar për koronavirus në Wuhan vendi ku kishte origjinën koronavirusi por prej tyre asnjë nuk ka rezultuar pozitiv me sëmundjen vdekjeprurëse. Lajmin e kanë bërë të ditur autoritette shëndetësore, i cili tha se asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv por megjithatë 300 prej tyre janë zbuluar asimptomatikë. Sipas tij Kina, personat që kanë simptoma nuk i numëron si të infektuar me Covid-19.
“Nga 14 maji deri në përfundim të 1 qershorit, 1, 9,899,828 personave në Wuhan u janë bërë teste të acidit nukleik. Deri më tani, proporcioni i rasteve asimtomatike në Ëuhan është ekstremisht i ulët në të gjithë popullatën, dhe asnjë rast asimtomatik që të ketë infektuar ndonjë person tjetër nuk është gjetur” u shpreh Lu Zuxun, nga Shoqata Kineze e Mjekësisë Parandaluese në një konferencë për mediat, shkruan Ruters.
Mediat vendase kanë bërë me dije se Hu Yabo, nënkryetari i Ëuhan-it,ka deklaruar se qyteti shpenzoi rreth 126 milion dollarë për fushatën e testimit.