Rubrika “Shihemi në gjyq”, në TV Klan solli ditën e sotme historinë tepër të vështirë të një nëne, e cila prej 2 vitesh nuk shikon djalin e saj. Blerta ka jetuar 7 vite me bashkëshortin dhe familjen e tij, por marrëdhënia mes tyre nuk ishte aspak e mirë. Ajo në studio pretendon se ndaj saj është ushtruar dhunë e vazhdueshme psikologjike. Madje para se vjehrra ta përzinte nga shtëpia, ajo dhe burri i saj flinin në dhoma të ndara. Pasi largohet nga shtëpia e tyre dhe kthehet tek prindërit, ajo nxjerr një urdhër mbrojtje dhe djalin e tyre, që sot është 7 vjeç arrin ta marrë me vete. Por djali i xhaxhait të bashkëshortit vjen tek shtëpia e tyre dhe me mirëkuptim kërkon që të marrë djalin dhe ta çoja tek Edmondi, që është burri i saj dhe më pas ta sjellë sërish.

Blerta pranoi dhe bën edhe një deklaratë dore. Por premtimi nuk u përmbush, pasi që nga Qershori i viti 2018 dhe deri tani, nëna nuk e ka takuar më djalin e saj, edhe pse ajo ka fituar kujdestarinë e tij. Blerta: Vjen vjehrra, kishim 3 ditë që nuk flisnim me vjehrrën, edhe burri nuk fliste, flija më vete, nuk flinim bashkë. Feruze: Pse nuk thua moj Blerta, se tani e mora vesh, ke fjetur në ashef përjashta në muajin Nëntor, që atje në Korçë nuk fle sot pa rroba, jo më në Nëntor. Pse nuk më the, mama më kanë nxjerrë në ashef. Burri jot flinte brenda, të merrte dhe fëmijën e mbante në krevat dhe ty të linte në ashef. Telefon kishe, më merrje në telefon. Blerta: Ai më kërcënonte zonja Eni për prindërit. Nëse ti do të ikësh, unë do të vras prindërit, vëllezërit, motrat sepse ti ikën nga qejfi këtu, se ty nuk të mungon asgjë. Se ata e quanin po të haje bukë atje, e quanin gjithçka, e quanin lumturi. Unë atje asnjë ditë të bardhë nuk pashë. Kam menduar vetëm për fëmijën që mos e lë pa baba. Atë mëngjes vjen vjehrra dhe thotë ti ik nga shtëpia, se ti nuk je për çunin tim, kur nuk fle me burrin, ik në shtëpinë tënde. Por fëmijën nuk ke për ta parë më kurrë tha. Unë do shes shtëpinë dhe ti fëmijën nuk ke për ta parë më kurrë me sy. Dhe po del e vërtetë, se unë po bëj 2 vjet e gjysmë që nuk e shikoj atë fëmijë. Unë mora babin në telefon.

Eni Çobani: E tmerrshme! Pra ajo kërcënon që do shes dhe shtëpinë dhe ti djalin nuk ke për ta marrë. Shitja e shtëpisë patjetër që nënkupton korrupsionin, pra ajo grua pretendon që në cfarëdolloj forme, do bëjë që këtë djalë ta ndajë nga mamaja. Nuk e di këtë fëmijë e ka bërë zonja apo e ke bërë ti. Si ka forcë një gjyshe të bëjë kërcënime të tilla.Blerta: Ajo  atë e quante si fëmijën e vet, më thoshte ti nuk di. Feruze: Blerta faji jot është kështu që ti nuk e ke fëmijën sot në dorë, se fëmijën ti… Blerta: Zonja Eni unë vajta në polici! Feruze: Prit dëgjo mamanë këtu! A e mora fëmijën unë, që ma solli policia, e mbajtëm dy muaj e gjysëm fëmijën aty. Pse i besove ti Elton Gongos dhe i dhe fëmijën? Pse i besove? Kush është Elton Gongo? Ai është njeri i atij dhe ta mori fëmijën ta çovi tek ai dhe ti nuk e pe.

Blerta: Zonja Eni unë atë gjë e kam bërë me deklaratë. Feruze: Kur të doli fëmija në telefon dhe tha mami mos më merr më, se nuk jam fëmija yt më ka gjetur babi tek lakra dhe më ka rritur nëna. A të tha kështu? Blerta: Ashtu e mësonte vjehrra! Zonja Eni u bëra deklaratë pastaj ja dhashë atij, se nuk doja ta ndaja fëmijën nga babai.