Kanë kaluar mbi 4 vite që nga bashkëpunimi i parë dhe i fundit mes Kidës dhe Mozzikut. Kënga “Premtimet” menjëherë pas publikimit u shndërrua në hit për muaj të tërë dhe sigurisht që nuk ka munguar as në listën e 100 këngëve më të bukura moderne shqiptare.

Duket se diçka po ndodh mes dyshes së artistëve, pasi pak orë më parë ata kanë postuar foto të njëri-tjetrit në Instagram, detajet e të cilave janë të ngjashme.

Asnjëra prej tyre nuk ka një përshkrim, e të dy këngëtarët kanë mbuluar një pjesë të fytyrës së tyre me duar teksa qëndrojnë gjysmë të ulur.

Një tjetër bashkëpunim me Kidës dhe Mozzik?! Kjo pritet të konfirmohet zyrtarisht në ditët në vijim megjithëse fansat janë të bindur dhe të përgatitur për hitin e radhës që ata do të sjellin.