Nga 50 rastet e reja të konfirmuara sot me COVID-19 është identifikuar edhe një punonjëse e çerdhes nr.11 në Tiranës. Mësohet se në datën 12 Qershor, ditën e premte, në momentin e paraqitjes në punë, sipas protokollit të zbatimit për masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, është konstatuar me temperaturë një punonjëse e çerdhes nr.11.
Burime nga Bashkia Tiranë bëjnë me dije se kjo punonjëse nuk është pranuar në ambientet e punës dhe është karantinuar në banesën e saj, duke mos krijuar kontakt me fëmijët apo me stafin e çerdhes.
Pas raportimit të rastit është bërë dhe tamponi, që është konfirmuar pozitiv.
Drejtoria e Çerdheve dhe Kopshteve është në pritje të vënies në dijeni në mënyrë institucionale nga Operatori i Kujdesit Shëndetësor Vendor i cili bën dhe konstatimin. Gjithashtu do të jetë edhe Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor që do të marrë një vendim për ecurinë e procesit, i cili vë në dijeni Drejtorinë e Çerdheve dhe Kopshteve për masat që duhen marrë.