Sipas statistikave zyrtare, eksportet e prodhimeve të detit në 5-mujorin e parë 2020, vetëm për qytetin e Vlorës kapën shifrën 1200 tonë, kundrejt 850 tonëve që shënoi eksporti i peshkimit në këtë rajon në 5-mujorin e parë 2019.

Sipas të dhënave, janë eksportuar në këtë pesëmujor rreth 800 tonë peshk kocë, 270 tonë peshk levrek dhe pjesa tjetër prodhime të ndryshme deti, si karkaleca, kallamarë, etj. Gjermania dhe Italia vijojnë të jenë destinacionet kryesore të eksporteve shqiptare të peshkut, ndërkohë që vijon normalisht edhe furnizimi i tregjeve të vendit me peshk e fruta deti.