Në qarkun e Elbasanit nisi sot aksioni për pastrimin e perrenjve që derdhen në lumenjtë Shkumbin dhe Devoll. Aksioni i krye nën koordinimin e Institucionit të Prefektit, angazhim ky për pastrimin dhe sensibilizimin e mbajtjes pastër të ambjentit dhe destinacionit turistik.
Qyteti i Elbasanit është bërë tepër i vizituar vitet e fundit. Objektet më të vizitueshme janë Muzeu Etnografik, Kalaja fushore e Elbasanit që daton me shek e XV të erës sonë, bazilika paleokristiane e Bezistanit e zbuluar vitet e fundit, monumentet historike, natyrore si rrapi i Bezistanit, objektet e kultit etj. Vetëm Muzeu Etnografik prezanton rreth 600 objekte origjinale që i përkasin shek XVIII- XX të erës sonë.