Në muajin mars të këtij viti, këngëtarja Ryva Kajtazi zbuloi në ditën e lindjes së saj se do të bëhej nënë për herë të dytë. Përmes një fotoje në Instagram, Ryva ekspozoi barkun e rrumbullakosur dhe tregonte gëzimin e madh që ndjente për faktin se do të bëhej sërish nënë.
Tashmë, pritja e ëmbël ka marrë fund dhe bekimi i dytë i këngëtares ka ardhur në jetë. Ryva ka ndarë një foto me dorën dhe gjysmën e portretit të bebushit të porsalindur, ndërsa krahas saj shkruan: “Më datë 01.06.20, ne u bekuam me ardhjen tënde ??❤️”- duke treguar se është bërë nënë për herë të dytë ditën e djeshme.
Më herët, burime për “Prive” treguan se Ryva ishte në pritje të një djali. Ajo është gjithashtu mama e një vogëlusheje, e cila erdhi në jetë në prill të vitit 2017.