Psalm është vetëm 1 vjeç dhe që tani e ka bërë krenare mamin Kim Kardashian! Ka qenë kjo e fundit që ka publikuar një foto të ëmbël me të birin, përmes së cilës jep lajmin e bukur! Kim shprehet e lumtur që vogëlushi tashmë ka filluar të hedhë hapat e parë.
“Djali im Psalm është më i ëmbli! Ai sapo ka filluar të ecë!”, shkruan Kim në foton ku shfaqet duke mbajtur të birin në krahë!
Psalm mbushi 1 vjeç në maj dhe vogëlushi i familjes Kardashian West, është gati për aventurat e tij të verës bashkë me vëllain Saint dhe dy motrat, North dhe Chi. Familja Kardashian West ka qenë nën vëzhdimin e të gjithëve pas fjalëve që Kim do të ndahet me Kanye-n. Megjithatë ajo u kujdes që t’i shuante këto thashetheme kur publikoi disa foto romantike për ditëlindjen e reperit.