Samuel Eto’o (Douala, Kameroon, 1981) vlerësohet nga shumë njerëz si lojtari më i mirë afrikan në histori. Ai u rrit në Madrid (1997), por triumfoi te Barça (kampion europe në vitin 2006 dhe 2009) dhe tek Interi (2010). Tani ai jeton i qetë me familjen e tij midis Katarit dhe Milanos, duke pritur të përcaktojë të ardhmen e tij.

A e keni vizituar stadiumin e ri të përfunduar në Doha?

E kam parë nga afër në ndërtim e sipër, por jo të përfunduar, për shkak të pandemisë. Vetëm me fotot që kam qenë në gjendje të shoh, më bën të mendoj t’i vesh këpucët dhe të luaj sërish (qesh).

A do të jetë Botëri më i mirë sa u përket kushteve?

Në nivelin e infrastrukturës, do të jetë i mahnitshëm. Shumë e kanë kritikuar Katarin, por besoj se Botëror (2022) do të jetë më i miri i organizuar ndonjëherë në 50 ose 100 vitet e ardhshme. Unë mendoj se ata që do të jetojnë këtë moment nuk do ta përjetojmë kurrë më diçka të tillë. Në Europë do të jetë dimër…

Njerëzit duhet të shkojnë, ky moment nuk do të kthehet kurrë në jetën e tyre. Futbolli po kthehet në Spanjë. Si e shihni fundin e La Ligës? Nëse Barça fiton, gjithçka është mirë për mua. E di që së shpejti do të ketë një ndeshje mes Mallorcas dhe Barcelonës, ​​dy skuadrave të mia të zemrës.

Jeni rritur si një lojtar i Real Madridit, apo jo?

Nuk kam asnjë problem me Real Madridin. Ata më dhanë mundësinë të ëndërroja të isha futbollist. Nuk pata mundësinë të luaja për Madridin. Unë kam pasur sukses diku tjetër. Falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan ta kem atë ndjenjë dhe nuk i harroj pesë apo gjashtë vitet që kalova te Barcelona. Dy ose tri vitet e para te Barça kemi luajtur futboll si në PlayStation. Ishim një grup miqsh që donim të ishim bashkë për të kaluar një kohë të mirë në fushë. Kur ke një ekip të tillë, me kaq shumë cilësi, suksesi është i sigurt.

Ku mendoni se do filloni punën si trajner?

Nuk mendoj për atë që do të bëj një vit më vonë. Mendoj vetëm për nesër, për ndihmën që duhet t’i jap vajzës sime që të përfundojë detyrat e saj të shtëpisë, sepse jo gjithmonë kam pasur rastin ta bëj. Tani jam shkëputur pak dhe përqendrohem te familja ime.

A mendoni se Barça aktuale është shumë e varur nga Leo Messi?

Është normale. Leo është lojtari më i mirë në botë dhe më i miri i të gjitha kohërave. Unë gjithmonë do ta pyesja Messin se cilin dëshiron të ketë në krah, në ekipin e tij. Të gjitha skuadrat në botë duan një Messi. Ai nuk mund të vrapojë më si një 25-vjeçar. Ne, katalanët, duhet t’i japim atij ekipin më të mirë në botë, në mënyrë që ai të vazhdojë të na bëjë të shijojmë futbollin. Më vjen keq për të, por kurrë nuk do ta lëmë të shkojë ose të pushojë. Ai duhet të luajë deri në moshën 70 vjeç, që ta shijojmë më gjatë.

Jeni shprehur se jeni i dashuruar me “Guardiolën trajner”, por jo aq shumë me “personin Pep”. Çfarë do të thotë kjo?

Atë që e them, nuk e tërheq… dhe nuk jam i vetmi që e kam thënë. Përvoja ime me Pepin te Barça ishte ajo që ishte, por personalisht nuk ishte ajo që prisja. Shumë lojtarë kanë thënë të njëjtën gjë për të. Si trajner, Pep i përgatit ndeshjet si askush tjetër. Ishte e pabesueshme se si na përgatiti në vitin 2009. Mënyra e tij për ta parë futbollin, sulmin, kontrollin, mbajtjen e topit. Pep ishte më i miri. Si lojtar, mendoje se nuk ke vrapuar shumë, edhe nëse e keni bërë, sepse po shijonit veten. Ka trajnerë për shkak të të cilëve dashurin futbollin e bukur. Mendoj se futbollin duhet ta ndjesh si në teatrin, të shohësh “tiki-takan”… Nuk është mënyra e vetme për të fituar, por ishte e veçantë. Ky ishte Pep.

Mendoni se Xavi duhet të nënshkruajë për Barçën, tani?

I thashë Xavit kohët e fundit: Duhet të kthehesh te Barça kur Leo të jetë akoma aty, sepse gjithçka do të ishte më e lehtë për të. Xavi është një nga ata drejtuesit natyrorë që di të menaxhojë emocionet, dhe, përveç kësaj, ai është një djalë shumë i mirë. Ai të sheh në sy, e kupton futbollin. Unë insistova: duhet të kthehesh dhe të përpiqesh të bësh diçka me Messin. Gjithmonë je shprehur se Iniesta ishte më i miri me të cilën ke luajtur. Je mërzitur më shumë që nuk e ke fituar “Topin e Artë” apo që nuk e fitoi Andres?

Nuk jam zemëruar që nuk e fitova “Topin e Artë”, sepse është çështje opinionesh. Sigurisht, u zhgënjeva kur mësova se Andres nuk do ta fitonte kurrë. Në një intervistë, kur arrita te Barcelona, ​​ më pyetën se cili lojtar më kishte tërhequr më shumë vëmendjen dhe unë u përgjigja: Iniesta. Kishte 70 ose 80 gazetarë dhe ata më shikuan duke menduar: ky është i çmendur. Epo, disa vjet më vonë, ata ishin dakord me mua.

A është Mourinho trajneri që ju e kuptoi më së miri?

José është, së pari, një mik. Ai është një person i drejtpërdrejtë, kur nuk i pëlqen diçka, ta thotë. Të dy kemi temperamente të forta dhe e kuptuam mirë njëri-tjetrin. Ai është një nga njerëzit më të mirë që kam takuar në futboll. Njerëzit e konsiderojnë një njeri polemik, por është gënjeshtër. Atij i intereson vetëm rezultatin. Është mënyra e tij për të parë futbollin dhe në atë stil ai është numri një. Është e pamundur ta mposhtësh në stilin e tij, është një fitues dhe një udhëheqës i lindur dhe të fliste me fjalët e duhura.