Muaj izolimi dhe karantine në Evropë i kanë lënë vendin festave të improvizuara dhe tubimeve të pakontrolluara, duke ndezur frikën e një rritjeje të rasteve të covid 19 dhe duke ndezur po ashtu paralajmërimet se progreset e shënuara në kontinent në luf tën kundër pandemisë, mund të zerohen.
Në Portugali, qeveria tha të enjten se do të forconte kufizimet në disa zona të Lisbonës, nga 1 korriku për ti lejuar banorëve që të dalin nga shtëpitë vetëm për ushqime, ilaçe apo për të shkuar në punë dhe të kufizojnë tubimet deri në pesë persona. Masa erdhi pas raporteve për festa në rrugë që kanë mbledhur deri në 1 mijë vetë. Vendi me 10 milionë banorë u përgëzua fillimisht si një nga historitë e suksesit në Evropë, me reagimin e shpejtë të qeverisë që u tha se kufizoi numrin e vik timave. Por javët e fundit, numri i rasteve është rritur në mënyrë domethënëse. Bashkë me shpërthimet e lokalizuara në disa lagje dhe qendra industriale, tubimet sociale kanë rezultuar një terren pjellor për virusin.
Detyra për ndalimin e këtyre festave të paligjshme i është lënë në duar policisë. Kjo e fundit u përplas këtë javë me mijëra pjesëmarrës në një festë në kanalin Shën Martin dhe mara në Paris ndërsa në Berlin më shumë se 100 oficerë ndërhynë për të shpërndarë një demonstrim që u shndërrua në një festë spontane më herët këtë muaj. Moti më i nxehtë dhe zbutja e kufizimeve po nxit tubimet edhe në Angli, ku policia po përballet me një valë festash, të organizuara kryesisht në mediat sociale dhe që mbahen edhe nën nënkalime, parqe dhe zona industriale.
Edhe në Spanjë, një numër rastesh të reja, pak javë më parë, u lidhen me një festë të paligjshme ditëlindjeje në të cilën katër nga rreth 20 pjesëmarrësit, rezultuan pozitivë. Pak ditë më pas, festa e paligjshme u shfaq në faqet e para të mediave botërore dhe bëri që princi i Belgjikës, pjesëmarrës atje, të gjobitej me 10400 euro pasi kishte shkelur rregullat e karantinës. Më vonë edhe vetë ai rezultoi pozitiv.