Përveç shënjestrimit të Australisë dhe Zelandës së Re si vendet e Kupës së Botës për femra 2023, Këshilli i FIFA-s ka vendosur t’i japë dorën e fundit ndihmës për botën e futbollit. Në total do të jenë 1 miliard e 500 milionë dollarë. Të gjitha federatat do të kenë në dispozicion të tyre një grant solidar prej 1 milion dollarësh dhe një tjetër prej 500.000 dollarësh, dedikuar posaçërisht futbollit të femrave. Për më tepër, çdo konfederatë do të marrë një grant prej 2 milionë dollarësh dhe hua pa interes, deri në 35% të fitimeve të tyre të audituara vjetore.

Për të siguruar një sistem të drejtë të shpërndarjes së këtij granti është vendosur një prag minimum prej 500.000 dollarësh dhe maksimumi prej 5 milionë dollarë. Përveç auditimit dhe kushteve të qarta, do të zbatohet kontrolli i rreptë i përdorimit të fondeve dhe shlyerja e huasë. Do të krijohet gjithashtu një komitet drejtues për të mbikëqyrur zbatimin e këtyre mekanizmave.