Vala e dytë e koronavirusit me ardhjen e stinës së vjeshtës është temë e gjerë diskutimi. Në këtë moment duket se virusi është në një fazë recesive për tu kthyer me forcë më të madhe viralitet brenda disa muajsh. Megjithatë, virologu Bruce Beutler, fitues në vitin 2011 i Çmimit Nobel për Mjekësinë është shprehur se nuk do të ketë një valë të dytë të koronavirusit.
“Në shumicën e vendeve europiane dhe Shtetet e Bashkuara, duket se shkalla e rasteve të reja dhe shkalla e vdekshmërisë janë gradualisht duke u zvogëluar, edhe pse njerëzit i janë kanë filluar të dalin nga izolimi, i janë rikthyer aktiviteteve të prodhimit e tregtisë dhe po bashkëveprojnë më shumë me njëri tjetrin.
Së bashku me bllokimet, ndryshimet në sjellje, të tilla si distanca sociale dhe përdorimi i maskave, duket se kanë pasur efekte mbrojtëse”, tha Virologu. Sipas tij, edhe popullsia nuk është më aq e ndjeshme sa në fillim, po ai bën apel që të mos ulet vigjilenca. Edhe pse mund të duket sikur virusi është zhdukur, nuk është aspak kështu, sipas virologut.
E vetmja mënyrë për ta mposhtur përfundimisht, sipas Beutler është vaksina. Sipas fituesit të çmimit Nobel, një vaksinë kundër COVID-19 nuk do të jet ënë dispozicion para vitit 2021 “dhe deri atëherë duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos lirojmë masat e kontrollit”.