Juventus dhe Napoli janë gati për finalen e madhe të Kupës së Italisë. Pasi kanë eliminuar respektivisht Milan dhe Inter, bardhezinjtë dhe axurrët, sonte ora 21:00 në “Olimpico” të Romës do të ndeshin brirët për trofeun e parë të sezonit…

Bardhezinjtë kanë humbur këtë vit Superkupën e Italisë përballë Lazios (duke u mundur 3-1) dhe për trajnerin Maurizio Sarri do të ishte një hidhërim i madh një tjetër dështim, sidomos sepse nuk ka ngritur asnjë trofe në Itali në kaq vite që ka stërvitur. Edhe për Gattuson është shansi i artë për të fituar trofeun e parë në karrierë, duke qenë se në finalen e Kupës së Italisë, në vitin 2018 përballë Juventusit e humbi 4-0.

CorSera: Gattuso vuole entrare nel cuore del Napoli, Sarri non …

FORMACIONET ZYRTARE

Juventus (4-3-3): Buffon; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Dybala, Cristiano Ronaldo.

Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Maksimovic, Koulibaly, Mario Rui; Fabian Ruiz, Demme, Zielinski; Callejon, Mertens, Insigne.