Siç ndodhi me parkun e lodrave te Liqeni 4 vite më parë, edhe sot eshte opozita ajo qe e ka peruruar e para hapjen e Parkut Rinia, edhe pse eshte nje nga projektet e sulmuara prej saj. Me sa duket, opozitarët nuk i rezistojnë dot tundimit për të pare nga afër transformimet e Bashkisë së Tiranës.

Ne hyrje të parkut është parë sot para dite ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo, i cili që në orën 10 ka shetitur në rrugicat e sistemuara dhe stolat e rinj të vendosur në park. Kjo nuk eshte diçka e re, në fakt, sepse edhe tek Parku i Liqenit, Pazari i Ri, Sheshi Skënderbej apo Kalaja e Tiranës, të parët që i kanë vizituar, edhe pse shpesh fshehurazi, janë opozitaret me femijet e tyre.