Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ftesa e SHBA për takim të përfaqësive me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë ka qëllim njohjen reciproke. Thaçi tha se Uashingtoni e ka mëse të qartë këtë qëllim dhe Kosova nuk ka kohë për shtangje dhe hezitim por duhet të lëvizë shpejt. “Ëashingtoni e ka të qartë se ky proces është për njohje reciproke por edhe për të vazhduar anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare. Ky proces është për Kosovën dhe partnerët e saj. Kështu ka qenë edhe në Rambuje, Vjenë e jam bindur se do të jetë edhe në Ëashtingon. Kosova nuk ka kohë për të humbur për stagnim e as hezitim. Duhet të lëvizim sa më shpejtë që të jemi pjesë e OKB-së, BE-së dhe Natos.
Sa i përket debatit për shkëmbim territoriesh Thaçi ka sqaruar se janë dezinformata dhe se askush në asnjë rrethanë nuk pretendon të cënohet integriteti territorial. “Falënderoj të gjitha shtetet që e kanë njohur Kosovën, por ajo që mund ta them është se njohja ndërkombëtare e Kosovës nuk do të mund të ndalet prej askujt, ndërsa për neve abc e veprimit angazhimit e vendimmarrjes është respektimi i plotë i Kushtetutës. Në asnjë rrethanë nga askush, as në Uashington nuk pretendohet të cenohet integriteti territorial. Ftoj të gjithë të mos përhapin dezinformata për shkëmbim territoresh”, u shrpeh Thaçi ndër të tjera. Kosova tashmë i është rikthyer dialogut me Serbinë dhe takimi i parë do të jetë më 27 qershor me ftesën e Grenell në Shtëpinë e Bardhë.