Këngëtarja Eneda Tarifa ka marrë nje kërkesë të veçantë mbrëmjen e sotme, teksa ishte e ftuar në emisionin e Rudina Dembacajt. Teksa Eneda fliste për jetën e saj, moderatorja e emisionin “Mos i fol shoferit” i ka kërkuar publikisht që të jetë e ftuar si këngëtare në dasmën e saj me Mark Frrokun pas pandemisë së koronavirusit.
Eneda ka pranuar me kënaqësi duke shprehur se i pëlqen shumë të dy si çift. Kujtojmë se Rudina dhe Mark Frroku janë fejuar në muajin maj dhe këtë e ka bërë vetë të ditur moderatorja përmes një “Instastory” ku tregonte në gisht unazën e fejesës.
Rudina Dembacaj: A do kem nderin të jesh një nga këngëtaret e ftuara në dasmën time të dytë?
Eneda Tarifa: Aww mishi kokërr, paskemi dasmë.
Rudina Dembacaj: Po e kemi por të kalojë koronavirusi.
Eneda Tarifa: Do vij me kënaqësi të madhe sepse çifti juaj realisht më pëlqen dhe shkoni.
Rudina Dembacaj: Faleminderit mezi po presim