Gennaro Gattuso është një trajner dhe njeri që nuk sheh në sy askënd, edhe nëse je një kampion apo yll, e as edhe nëse je paguar shumë nga klubi në merkato! Të gjithë trajtohen njësoj dhe do të marrin atë që japin. Rasti më i fundit, pasi dikur e pësoi Kalinic, ka të bëjë me Hirving Lozanon, i cili është përjashtuar nga stërvitja e Napolit sepse nuk po jepte maksimumin dhe dukej i përgjumur, sipas asaj që ka njoftuar “Sky Sport”.
Rebus’ Lozano al Napoli: da pupillo di Ancelotti a desaparecido …
Kështu, Rino nuk ka duruar dhe i ka kërkuar të largohet në dhomat e zhveshjes dhe të bëjë dush. “Mjafton me kaq, shko bëj dush!” Një fjali që ka bërë të gjithë futbollistët e tjerë të shtangen. Su lmuesi 24-vjeçar është në merkato dhe këtë verë, në fund të sezonit, pritet të largohet. Meksikani u ble verën e shkuar me shpresa të mëdha por deri tani nuk ka dhënë asgjë. Axurrët do të përballen me Juventusin në orën 21:00 për finalen e Kupës së Italisë, në Romë, pasi eliminuan Interin në gjysmëfinale.