Banka Qendrore Europiane (BQE) ka bërë përpjekje të mëdha, duke dyfishuar fondin e saj për të mbështetur ekonominë, në këtë kohë Pandemie të koronavirusit, në një kontinent ku kufijtë vazhdojnë të rihapeni gradualisht. BQE njoftoi sot se programi i saj “PEPP”, që synon të kufizojë efektet e krizës shëndetësore, është fryrë nga 600 miliardë euro shtesë.

Në mes të marsit, ky fond u pajis me 750 miliardë euro për të blerë bono publike dhe private. “Ky program urgjence është zgjatur deri të paktën në fund të qershorit 2021”, tha institucioni. BQE pret një rënie prej 8,7% të PBB-së së zonës së euros në vitin 2020, para një rikthimi prej 5,2% në 2021 dhe 3,3% në 2022.