Berlini ka shprehur sot mbështetjen për ato që quante protesta “legjitime” e “të kuptueshme” që kanë përfshirë SHBA pas vr asjes nga policia të afro-amerikanit George Floyd. Duke thënë se shpresonte që protestat të “mos bëhen të dhu nshme”, çka tashmë ka ndodhur, ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas tha se mbështeste tra zirat civile të shkaktuara nga vd ekja afro-amerikanit të pa arm atosur George Floyd.
“Protestat paqësore që ne po shohim në SHBA, ku janë përfshirë shumë gjeste emocionuese madje dhe nga polic ët amerikanë, janë të kuptueshme dhe më se të ligjshme. Ne shpresoj që ato të mos bëhen të dh unshme dhe që të kenë efektin e tyre”, tha ministri gjerman pa shpjeguar se cili do të ishte “efekti” i protestave. Por reagimi i Maas duket pak i vonuar pasi protestat po zhvillohen prej një jave dhe tashmë kanë degraduar në dh unë, gra bitje, zja rrvënie dhe madje të shtëna me ar më.
Garda Kombëtare është thirrur për të ndëryrë në disa qytete të SHBA, ndërsa presidenti Donald Trump ka kër cënuar se do të angazhojë të tjera njësi usht arake për ndalimin e tyre.