Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri ka pranuar se ndryshimi i sistemit zgjedhor është ende në lojë.

Gjiknuri thotë se Këshilli Politik do të vijojë me ligjin për referendumet, financimet e partive politike por edhe me çështjen e ndryshimit të sistemit zgjedhor, dhe për këtë të fundit tha se PS është e hapur.

”Çështja e sistemit zgjedhor, ligjin për referendumet, si dhe ligjet për financimet politike. Gjëja më e rëndësishmë është që opozita hoqi dorë nga çdo alibi për të mos hyrë apo njohur në zgjedhje.”- tha Gjiknuri.