I dërguar special i SHBA për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell nuk ka përmendur për asnjë rast ‘paralelin’ e tij të BE Miroslav Lajçak. Grenell tha se për dialogun Kosovë- Serbi ka një bashkëpunim të mirë SHBA- BE, por ai vetë koordinohet me Gjermaninë e Francën. Ai ka zbuluar edhe dy personat e vetëm me të cilët ka komunikuar, siç janë këshilltarët e sigurisë së Merkel dhe Macron, pra Jan Hecker dhe Emmanuel Bonne.

“Kushdo që e thotë këtë, ju nuk duhet ta dëgjoni, sepse kjo nuk është e vërtetë. Unë jam koordinuar shumë herë me këshilltarin francez për siguri kombëtare, Emmanuel Bonne, dhe me këshilltarin gjerman për siguri kombëtare, Jan Hecker. Ata të dy e dinë se cili është roli i kufizuar i Shteteve të Bashkuara”.- tha Grenell. Po ashtu Grenell ka bërë të ditur se BE e ka të qartë rolin e SHBA në dialog. Por nga ana tjetër Merkel dhe Macron me zgjedhjen e kryeministrit të ri të Kosovës, Avdullah Hoti kanë bërë apel që dialogu të ndërmjetësohet kryesisht nga BE. Nuk dihet tashmë se kush do të ketë rol të madh në marrëveshjen Kosovë- Serbi, por deri tani dihet që fillimi i negociatav mes dy palëve nis nga Shtëpia e Bardhë më 27 qershor.a