Greqia dhe Italia firmosin sot në Athinë ,marrëveshjen për përcaktimin e zonës ekskluzive ekonomike mes tyre. Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për riformatim të marrëveshjes që dy vendet kishin firnosur në vitin 1977,e cila përcaktonte vijën bregdetare mes dy vendeve.
Marrëveshja e re përcakton zonën ekskluzive ekonomike, një zgjerim të kufirit detar në 12 milje mes dy vendeve,por pëcakton edhe të drejtat nën det.