Antoine Griezmann është këshilluar të largohet nga Barcelona. Gazetari i njohuir francez Frederic Hermel ka thënë se Griezmann nuk ka asnjë marrëdhënie me kapitenin Leo Messi dhe mundësia e tij më e mirë është të transferohet te PSG.
Griezmann u transferua te Barcelona verën e kaluar nga Atletico Madrid për 120 milionë euro. “Edhe presidenti i Barçës është në gjunjë para Messi-t, ai është lojtari më i mirë në historinë e klubit, është normale”, ka thënë Hermel për RMC.
“Atje vendos Messi, ai e zgjat kontratën kur të dojë. Nuk ka asnjë lidhje mes dy lojtarëve. Griezmann nuk ka të ardhme te Barcelona, ai duhet të shkojë te PSG”.