Ministrja e Shëndetësisë ditën sotme lajmëroi heqjen e kufizimit për transportin publik. Në deklaratën e saj Ogerta Manastirliu, nuk dha një datë, por tha se do duhet të zbatohen rregulla strikte. Manastirliu shtoi se në linjat urbane, maska do të jetë e detyrueshme. Ndërsa nuk dihet si do të bëhet hapja e transportit, në një kohë kur shoqata e transportit thotë se nuk do të fillojnë punë pa u plotësuar kushtet e tyre.
“Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur hapjen e transportit publik, por vetëm nën protokolle strikte, tashmë të miratuara, ku vendosja e maskës qoftë nga ata që shërbejnë apo nga qytetarët që e përdorin transportin publik, do të jetë e domosdoshme dhe nuk do të tolerohet asnjë thyerje e këtij rregulli”, tha Manastirliu.
Top Channel ka zbardhur edhe rregullat për transportin publik ndërqytetas”
1. Numri i udhëtarëve do të lejohet me kapacitet 70%. 2. Ulja e udhëtarëve do të jetë në mënyrë diagonale. 3. Drejtuesi i mjetit duhet të ketë maskë mbrojtëse dhe doreza. 4. Udhëtarët detyrimisht me maska dhe doreza. 5. Hipja dhe zbritja do të bëhet në dyer të ndryshme. 6. Nëse udhëtari shfaq shenja të Covid-19, shoferi do duhet të njoftojë 127. 7. Duhen dezinfektuar makinat. 8. Gjatë udhëtimit duhet ajrosur makina. 9. Në terminal duhet zbatuar distancimi. 10. Terminali të dizinfektohet. 11. Në mjete të vendosen postera kundër përhapjes covid-19. 12. Të respektohen masat e higjienës. 13. Masat e parashikuara do të kontrollohen nga kompetencat përkatëse.