Juventusi po kërkon një sul mues nuhatës para portës. Me Cristiano Ronaldo, golat janë të sigurt, por bardhezinjtë e dinë se suksesi nuk mund të varet ekskluzivisht nga talenti i spikatur i portugezit, i cili, përveç kësaj, ndodhet në sezonet e fundit të karrierës së tij dhe nuk “tërheq” më sa në Madrid.

Largimi i pritshëm Higuaín, i cili këtë sezon ka qenë larg nivelit të mëparshëm, krijon një vend të lirë në rertin e përparmë të “Zonjës së Vjetër”. Sipas “Tuttosport”, Nedved dhe Paratici po studiojnë një listë me tre kandidatë: Milik, Raúl Jiménez dhe Pierre-Emerick Aubameyang .

Polaku është i pari në listen e dëshirave, por Napoli nuk ka ndërmend ta shesë atë dhe nuk duket i hapur për të negociuar me kampionët në fuqi. Kjo gazetë torineze siguron që Cristian Romero, i huazuar te Genoa, ose Bernardeschi, do të jetë homologët, që Juve do të përdorë për të bindur De Laurentiis për një shkëmbim të mundshëm.

Nga Anglia, shfaqen dy emra: Raúl Jiménez, ish-sulmuesi i Atlético Madridit, tani te Wolves, dhe Pierre-Emerick Aubameyang, anësori gabonez i Arsenalit. Meksikani ka hedhur një hap përpara këtë sezon në “Molineux”, duke shënuar 24 gola në 42 ndeshje dhe duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane, përveç Juventusit. Rugani mund të hynte në këtë marrëveshje për ta bërë operacionin më të lirë.

Aubameyang paraqitet si opsioni më tërheqës. Pas eksperiencës së suksesshme te Borussia Dortmund, ai mbërriti tek Arsenali më 2018. Megjithëse të dhënat si golashënues i ka akoma të mira, gabonezi nuk ndihet mirë në Londër. Ai sheh se si “Topçinjtë” nuk po e ngrenë kokën, por gjithnjë e më shumë zhyten poshtë në klasifikim. Pas vitesh pa luajtur Ligën e Kampionëve, ai mund të pranonte një klub më cilësor. Juventusi ia plotëson këtë aspiratë, sepse mbetet kampion i padiskutueshëm në Serie A dhe me objektiva maksimaliste në Champions.

Nga të tre, Jiménez ka të dhënat më të mira: 24 gola në 46 ndeshje. Aubameyang ka 4 gola më pak, në 35 ndeshje, ndërsa Milik pason me 13 gola në 25 ndeshje. Derisa nënshkroi me PSG, Mauro Icardi ishte përparësia e merkatos bardhezi, por, më në fund, ai vendosi të qëndrojë në kryeqytetin francez.