Një çift i moshuar ka pasur një ribashkim emocional pasi kaluan 5 muaj larg njëri-tjetrit në shtëpi të ndryshme për shkak të bllokimit nga koronavirusit. Polici në pension Peter Foster, 87 vjeç, dhe gruaja e tij Doreen, 91 vjeç, u detyruan të ndaheshin kur Pjetri u diagnostikua gjatë kësaj kohe me limfona dhe rreziku që ai të infektohej me koronavirus ishte tepër i madh, për këtë arsye ai zgjodhi që të qëndronte larg të shoqes këto muaj.

Limfona është një kancer që fillon në qelizat luftuese të infeksionit të sistemit imunitar. Fotografitë e kapura gjatë momentit të ritakimit të tyre në një shtëpi të moshuarish, ishte mjaft emocionuese. Ata sapo kanë parë njëri-tjetrin filluan të përqafohen dhe të puthen si dy të rinj.“Ishte shumë e vështirë të mos e shihnim njëri-tjetrin, veçanërisht në mbrëmje. Ne i munguam shumë njëri-tjetrit. Pjetri mbërriti i pari në shtëpi dhe tha që ishte shumë i entuziazmuar kur më pa”, është shprehur Doreen.

Deri vitin e kaluar Peter ishte kujdestari kryesor i Doreen, por në dhjetor shëndeti i tij filloi të përkeqësohej shpejt. Pas pesë muajsh larg njëri-tjetrit ata u ndihmuan nga familja dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor të ribashkoheshin. Doreen dhe Peter u takuan për herë të parë në Hartlepool në fund të viteve ‘50, kur ai ishte një polic i ri dhe ajo ishte një dirigjent në autobusë. Tani ata kanë gjashtë nipër e mbesa. “Ne kemi pasur një martesë të gjatë dhe të lumtur së bashku, njohim njëri-tjetrin brenda e jashtë, gjithmonë përiqemi t’ja kalojmë mirë së bashku dhe sigurisht që Doreen ka gjithmonë të drejtë”, është shprehur Peter.