Rubrika “Trotuar” në “E Diell”, trajton tema interesante të përditshmërisë tonë. Këtë herë u fol për “jetën e natës”. Balerini Graciano Tagani, i frekuenton së tepërmi këto ambiente, pasi dhe performon në to. Gjatë fjalës së tij ai tregoi se kur ndodhej në club i ka ndodhur një episod interesant. Teksa ndodhej në tualet, një vajzë i troket me forcë dhe i bën thirrje që të hapë derën. Pasi e hap, balerini zbuloi se ajo tentoi ta puthte.
“Isha në tualet dhe një vajzë troket me sa fuqi kishte dhe thërriste, hape derën, hape derën. E hap dhe tentoi të më puthte”, tregoi Graciano.