Një 50-vjeçar, një prej 82 pacientëve të shtruar në spitalin infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, i cili prej dy javësh po lufton me koronavirusin ka apeluar për kujdes, ndërsa ka rrëfyer që kjo është një sëmundje e tmerrshme.

“Është një sëmundje e tmerrshme. Është shumë e tmerrshme, unë po vuaj shumë”, shprehet ai.
Pacienti nga Shkodra nuk ka sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Por 52-vjeçari tregon së në ditët e para të sëmundjes ai thotë se nuk mbushej dot me frymë.

“Është në sëmundje që të merr frymën. Respektoni rregullat, ruani veten, ruani familjen dhe shoqërinë”, rrëfen po ashtu ai. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se javët e fundit janë shtuar rastet e të prekurve me COVID të moshës 30-40 që po marrin ndihmë mjekësore në pavionin e infektivit.