Gjiko dhe Elita Rudi po shijojnë pushimet në bregdetin shqiptar të Dhërmiut! Çifti i njohur i showbiz-it ka ditë që shpërndan foto dhe video të ëmbla me djalin Zëri në plazhin e bukur, por një postim i pak orëve më parë ka tërhequr vëmendjen e fansave! Elita ka publikuar një foto ku shfaqet shumë seksi e veshur me bikini “Moschino” që kushtojnë diku te 170 euro, pas një kërkimi online të “iconstyle.al”. Por e veçanta e kësaj fotoje është se ia ka realizuar partneri Gjiko, dhe këngëtari mund të shihet lehtësisht në refleksin e syzeve të moderatores shqiptare.
“I pëlqen pamja”, shkruan Elita në postimin e saj në Instagram, ku ka bërë tag bashkëshortin, ndërsa ky i fundit ia kthen me disa emoji kurore e torte. Më pas Gjiko ka publikuar edhe një foto romantike me Elitën që ka mbështetur kokën në gjoksin e tij! Çifti po shijon ditët më të bukura nën shoqërinë e njëri-tjetrit, pas karantinës së detyruar që i mbylli me muaj në shtëpi!