Aktori i njohur i emisionit humoristik ‘Portokalli’, Florjan Binaj është infektuar nga Covid-19. Sipas Faxweb.al ai ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit dhe është përfshirë në 66 rastet e reja të raportuara ditën e sotme.

Nuk dihet ende se nga është infektuar aktori, por para një jave ai ka qenë në jug të Shqipërisë, ku ka zhvilluar ‘Rafting’ në lumin e Vjosës në Tepelenë, ka vizituar Përmetin e fshatra të tjerë turistikë, nën shoqërinë e shumë njerëzve të tjerë. Nga ana tjetër, mësohet se i gjithë stafi dhe punonjësit e spektaklit janë testuar, teksa përgjigja e tamponëve të tyre pritet të dalë nesër. “Iconstyle.al” ka kontaktuar me aktorin e njohur lidhur me lajmin që ka qarkulluar në rrjet, por ai nuk ka reaguar ende.