Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka intensifikuar kontrollet dhe monitorime në terren dhe gjatë kësaj periudhe janë kryer 67320 inspektime.

Nga kontrollet në të gjithë Shqipërinë janë vendosur 250 masa administrative për subjektet që nuk zbatojnë protokollet e sigurisë ndaj COVID-19. ISHSH vijon punën çdo ditë në terren për të siguruar zbatimin e udhëzimeve të protokolleve me zero tolerancë ndaj çdo subjekti apo institucioni publik.
“Ne jemi në terren dhe kemi kryer 67320 inspektime në gjithë vendin gjatë kësaj periudhe. Ne kemi qene çdo ditë në terren dhe kemi këshilluar subjektet, tolerance jonë do të jetë zero ndaj çdo subjekti”, tha Vjollca Braho, drejtore e ISHSH.

Vetëm ditën e djeshme janë kryer 1065 inspektime.