Gjatë prezantimit të kryenegociatorit për Zhvillimim e Negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Zef Mazi në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nuk ka një datë fikse sa i përket anëtarësimit, pasi sipas tij kjo gjë vendoset nga vendi ynë. Sakaq, Edi Rama u shpreh se është gati që të takohet me Ilir Metën për cdo gjë nga integrimi deri edhe te cështje të tjera, me përjashtim të vendosjes së një date zgjedhjesh sipas një kushtetute imagjinare.

“Integrimi nuk është muhabet, a e kam ftuar presidentin këto ditë? (qesh) Jo nuk kam pasur ndonjë orë për muhabet, integrimi është një proces, hartë veprimi, ka ura ndërveprimi dhe në këtë drejtim, kemi qenë bashkë në tryezën e këshillit të integrimit dhe unë do të jem në cdo pikë ku është e nevojshme prania ime, presidenti do të bëjë zgjedhjen e tij, përderisa ka qenë me siguri do të jetë përsëri.

Në këtë drejtim do ta shikoja këtë që kam shprehur si gatishmëri. Patjetër në cdo rast kur është e nevojshme për t;u ulur do të ulemi dhe kur presidenti e ka të nevojshme për të komunikuar me mua, mjafton që të mos jetë vendosja e një date zgjedhjesh sipas një kushtetute imagjinare, unë jam gati të ulem”.

Por kur mund të zhvillohet konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në? “E kam thënë mos verë asnjëherë data për BE-në. Janë ata që i vendosin, ndryshojnë dhe shtyjnë datat. Boll i bëmë gati dy dasma gati dhe nuk na erdhën krushqit se kishin hallet e tyre. Ne nuk e bëjmë për ata, ne kemi kërkuar që të integrohemi. Kur ata vonë në vjeshtë, ti mendoji 4 stinët që të jesh në rregull, përgatitu, me kostum vjeshte, tërmet, rroba banje 45 gradë, se nuk i dihet. Është shtëpia e tyre, ata i ndryshojnë datat nuk është akoma shtëpia jonë” tha ai.