Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka intensifikuar kontrollet dhe ka realizuar 1661 inspektime për monitorimin e masave ndaj COVID-19 në 24 orët e fundit. Janë marrë 16 masa administrative me gjobë në subjektet të cilat janë gjetur në shkelje, duke mos marrë masat dhe moszbatuar protokollet e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Masa me gjobë janë marrë për 8 bar-kafe, restorante; 2 masa administrative për furra buke, 2 masa administrative për farmaci, dhe 4 masa për markete, grumbullime dhe qendër estetike. Një ditë më parë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një takim me inspektorët e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor të Tiranës, për intensifikimin e kontrolleve për zbatimin e protokolleve të sigurisë anti-COVID. Manastirliu u ka bërë apel subjektve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe ka kërkuar nga inspektorët të jenë çdo ditë në terren me zero tolerancë për çdo subjekt që nuk zbaton masat ndaj COVID19, me qëllim ruajtjen e shëndetit të qyetarëve.

Trupa inspektuese e ISHSH ka kryer inspektime dhe monitorime nëpër subjektet që zhvillojnë aktivitetet e lejuara gjatë periudhës së epidemisë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kësaj periudhe të epidemisë që prej muajit Marsit, janë inspektuar dhe monitoruar 72,781 subjekte në të gjithë vendin dhe janë vendosur 300 masa administrative. MSHMS kërkon nga qytetarët zbatimin e masave të distancimit sociale, higjenës personale dhe përdormimin e maskave në vendet e mbyllura të rekomanduara. Gjithashtu ju kërkon institucioneve dhe bizneseve të zbatojnë në mënyrë strikte protokollet e sigurisë. Nërkohë inspektimet nga inspektorët shëndetësorë do të vijojnë në terren për ndërgjegjesimin e subjekteve për zbatim të protokolleve në bare, restorante, subjekte tregtare, institucione publike etj.