Interi do të jetojë verën më të nxehtë, me “telenovelën” e vazhdueshme Lautaro Martinez-Barcelona. Sidoqoftë, në Milano e kanë identifikuar tashmë zëvendësuesin e mundshëm të argjentinasit, përkatësisht Alvaro Morata. Sipas “Tuttosport”, zikaltrit mund të përfitojnë nga Matias Vecino, një element i mirëpritur nga “Colchoneros”, për të arritur te sulmuesi i Atlético Madridit. Uruguajani është në largim, kërkohet në Spanjë.
Në vitet 2016 dhe 2018 ishte kërkuar me ngulm nga Diego Simeone. Gjithçka, natyrisht, do të varet nga ajo që do të ndodhë mes Lautaro dhe Barçës. Pa dyshim që Conte do ta dëshironte sërish Morata, pasi e kërkoi te Juventusi më 2014, përpara se të jepte dorëheqjen, dhe më pas u bashkuan te Chelsea më 2017.
Në fund të sezonit, sulmuesi spanjoll do të bëhet 100% lojtar i Atlético Madridit, përkundrejt shpengimit te Chelsea për 55 milionë euro. Pastaj, madrilenët mund ta shisnin atë për rreth 65 milionë. Ose, sipas ideve të Interit, 40 milionë plus Vecino. KJo pistë mbetet e gjallë…