Ndërsa Barcelona po negocion për të marrë Lautaro Martinez, drejtuesit zikaltër po bëjnë projeksione se si mund të bëjnë sezonin e ardhshëm pa “10” e tyre. Më konkretisht, Marotta dhe Ausilio po studiojnë se si do ta zëvendësojnë argjentinasin, klauzola e të cilit është 111 milionë euro.
“Gazzetta dello Sport” ka treguar përmes një video-skeme se si mund të zbresë në fushë Interi i Conte në sezonin 2020-2021. Në të, sikurse shihet, përfshihen emra “big” si Tonali në mesfushë dhe Chiesa ose Cavani në sulm. Këto emra janë dëshira të merkatos së kësaj vere. Ja formacioni zikaltër (3-5-2): Handanovic – Bastoni, De Vrij, Skriniar – Young, Eriksen, Brozovic, Tonali, Candreva – Lukaku, Chiesa (Cavani)