E ardhmja është tani. Në fushë, ku skuadra zikaltër dëshiron të luftojë deri në fund për ëndrrën “Scudetto”. Dhe jashtë fushe, me klubin që po planifikon goditje të mëdha. Ndërkohë, Interi ka vendosur të “armatosë” dy talentë të tjerë të datëlindjes 2002, duke pritur të gjejë një marrëveshje edhe për kontratën e re të Sebastiano Esposito. Janë siguruar marrëveshjet me portierin Filip Stankoviç, djali i Dejan, protagonistit të “tripletës” historike, dhe mbrojtësin Lorenzo Pirola. Të dy janë pjesë e ekipit të parë. Stankoviç do të mbetet zikaltër deri në vitin 2024, ndërsa Pirola, siç ishte parashikuar, deri më 2025.
Zyrtarizimi do të mbërrijë shpejti, por ndërkohë gjithçka është përmbyllur. Stankoviç është rritur shumë në sezonin e kaluar dhe me Handanoviç jashtë, për shkak dëmtimi, ai ishte edhe zëvendës i Padelli në “Europa League”. Nëse portieri i ri është rritur, Pirola ka bërë diçka më shumë për ekipin e parë. Duke para paraqitjen e tij në stërvitje, Conte është i gatshëm t’i japë edhe hapësirë aktivizimi. Ndërkohë, Lorenzo Pirola është duke e shijuar këtë kontratë të re. Në vjeshtë ishte ndër blutë më të mirë të Botërorit U-17 në Brazil. Tani ai ëndërron disa minuta në Serie A, nën urdhërat e trajnerit Conte. Për të filluar një karrierë të re, siç ishte paracaktuar.