Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ndërsa reagon në lidhje me situatën politike në vend, shkruan se pas marrëveshjes për “Zgjedhoren”, asgjë nuk ka ndryshuar. Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri thekson se historia do të vijojë njëlloj, dhe listat do të jenë nga 12 mijë kandidatë për deputetë.
Gjithashtu Kulluri nuk e ka kursyer ironinë ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, ndërsa i drejton edhe një mesazh të fortë qytetarëve, të cilëve iu kujton se po jetojnë me përralla. “Historia dihet si vazhdon! 12 mije kandidate per deputet! 1 anetar 45 vota! Ne fund, ora 23:55 niset per ne KQZ lista e kandidateve per deputete e dale nga xhepi i majte i pantallonave te “udheheqesit perendimor”!
Por …… edhe kjo do te jete “hera e fundit”….. se heren tjeter do vijne dy eksperte nga Partia Konservatore e Kongos per te asistuar PD ne garen brenda partise! Mos harroni deri diten e fundit para fushates “te digjni gomat”, “thyeni xhamat”, “kafshoni veshin” etj.. Slogani “Shqiperia fringo” do pushtoje sheshet me “ndricim led” qe do helmoje edhe nje here entuziastet! Vetem Rama mund te genjeje 1 here, Basha sa here te doje!
Rezultati i zgjedhjeve: “na vodhen votat me parate e dro ges dhe kr imit”! Nuk e ke fajin ai, por ju qe jetoni me perralla!”-shkruan Kulluri.