Ish-kreu i degës së PD-së në Kukës, i cili kohë më parë shkaktoi “tërmet” me fjalimin që mbajti në Kuvendin e PD-së, i ka dhënë një tjetër leksion të fortë kreut të Republikës së re, Lulzim Basha. Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa komenton deklaratën e djeshme të Ramës, i cili tha se “Fitoren ta jep vota dhe jo sistemi”, Elezi shkruan se në fakt ky sistem në 2017, i dha Ramës 6 deputetë më shumë se votat. “Edhe shoku Rama e tha qarte: “fitoren s’ta jep sistemi, e mbyllur e e hapur, e hapur e mbyllur”
Shoku Rama ky sistem ne 2017 te dha 6 deputet me shume se votat, pra nuk eshte tamam si thua ti. As si thone ca “analiste” fejsbuku “kompetent”, por s’jane marr ndonjehere tamam me keto pune. Shoku Rama sitemet nuk jane zgjidhja por sherbejne fort ne ndalimin apo shpejtimin e zgjidhjes.”-shkruan Elezi. Më tej, ai thekson se zgjidhja për largimin e Ramës janë protestat, dhe jo “shëtitjet” e Lulit. “Zgjidhja eshte qe ju te largoheni, dhe jo te ikni vet sic duan Lulzimsat, ju duhet te largoheni me detyrim, nga trysnia e nje proteste te madhe dhe te forte, jo si shetitjet e Lylit.
Duhet te largoheni keshtu pasi vetem kjo eshte menyra e duhur per cdo kryeminister qe s’pyet me per rregulla dhe e ka cuar vendin ne falimentim. Nje kryeminister me kaq shume zullume s’mund ta coj nje mandat deri ne fund, aq me teper te dytin. Ne rastin me te keq duhet mundur me vote, dhe nese do ta mundesh me vote ka vlere edhe sistemi.”-thekson Ibsen Elezi. Më tej, ai rendit edhe tre arsyet se pse sipas tij kjo klasë politike i do listat e mbyllura. “Tre jane arsyet qe i doni kaq shume listat e mbyllura: -E para shmag konkurencen nga e cila normal keni frike. Pas kaq konsumesh e zullumesh cila nga figurat qe do nxirrnit ne gare do perbente risi per t’ju rritur votat ?! – E dyta me ndarjen territoriale te 2015 keni krijuar favoret tuaja per deformimin e votes, sic ndodhi ne 2017. – E treta ju doni qe deputeti i zgjedhur mos te kete te beje me votuesin direkt, pasi keshtu eshte me e lehte ta perdoresh si lecke. Per shembull nje deputet i zgjedhur direkt neser nuk do e votonte ndryshimin e kodit të familjes qe e keni ne plan, pasi votuesit do e kapnin per leckash.”-shkruan Ibsen Elezi.
Po ashtu ai ka edhe një mesazh për ata që bëjnë si analista në rrjetet sociale, ndërsa shkruan se “O ju fejsbukiste qe beni analiza nga t’ju marr ana, per shkak se ai qe ta “dhjeu” nje dite nuk mendon si ti, qe s’dini as cfare jane parimet e as cfare jane teknikat ne nje analize, jeni tu u tall me veten, konfuziteti qe krijoni ul tensionin ndaj pozites qe tash per tash e ka armen me te forte ne dore. Prandaj e mbeshtes qendrimin e Bashes kur u betua ne fjale te burrit, a Kish te Lacit , a beslidhjen me Teatrin se do e ndryshoj sistemin dhe se me Ramen Kryeminister nuk futet ne zgjedhje.”.