Foto Mauro Scrobogna /LaPresse 06-06-2012 Roma Politica Senato - autorizzazione procedere Sergio De Gregorio Nella foto: Sergio De Gregorio Photo Mauro Scrobogna /LaPresse 06-06-2012 Roma Politics Senate - vote on the authorization to proceed against Senate member Sergio De Gregorio In the picture:Sergio De Gregorio

Është një histori që del nga dokumentet e operacionit “Planeti Itali”, i koordinuar nga DDA (Direzione Distrettuale Antimafia) e Romës. Ish-parlamentari i ” Italianëve në botë”, i njohur për kontributin, në vitin 2008, në rrëzimin e qeverisë Prodi, falë kalimit të tij te “Forza Italia”, akuzohet për zhvatje, pastrim parash dhe vetëpastrim parash.

“Më duhet të merrem me çështjen shqiptare” Sergio De Gregorio, i arrestuar si pjesë e një hetimi të DDA në Romë, në vitin 2017 kishte financuar aktivitetet e Ilir Kulla, një diplomat i lartë nga Tirana, i cili i kishte ngarkuar ish-senatorit detyrën e “organizimit të një fushate denigrimi kundër qeverisë shqiptare”, në përpjekje për të rrëzuar qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Ndër të tjera, Kulla është këshilltari politik i presidentit aktual të Republikës, Ilir Meta, një faktor që rrezikon të krijojë konfuzion të konsiderueshëm në strukturat politike të shtetit ballkanik. Është kjo historia që del nga dokumentet e operacionit “Planeti Itali” që çoi në nëntë masa paraprake. Ish-parlamentari i “Italianëve në botë”, i njohur për kontributin, në vitin 2008, në rrëzimin e qeverisë Prodi, falë kalimit të tij te “Forza Italia”, akuzohet për zhvatje, pastrim parash dhe vetëpastrim parash. Politikanit shqiptar, De Gregorio i kishte paguar shumën prej 30 000 eurosh.

“Di Gregorio, Kulla dhe çështja shqiptare”  Ilir Kulla, 46 vjeç, është një personalitet politik “i spikatur” në Shqipëri, ashtu siç bëjnë me dije prokurorët: ekspert i sigurisë dhe “analist gjeopolitik me marrëdhënie të mira me Italinë, tashmë prej disa vitesh”. Këshilltar politik i dy presidentëve, aktualit Ilir Meta dhe paraardhësi të tij Rexhep Mejdani, për magjistratët ai është edhe “miku personal i Salah El Din Kuftaro, djali i Myftiut të Madh, autoritetit më të lartë fetar në Siri dhe drejtor i Abou Nour, Fondacioni më i rëndësishëm Islamik i Lindjes së Mesme (70% e shqiptarëve janë myslimanë)”. Jo vetëm kaq, por, “duke pasur miqësi të shkëlqyera në Romë”, Kulla “ishte një nga ndërmjetësit për lirimin e dy vajzave Simona Torretta dhe Simona Pari, të rrëmbyera në Siri” në vitin 2004.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, 30 000 euro të paguara për Kullën ishin pjesë e një shume totale prej 55 000 eurosh që De Gregorio i kishte marrë hua nga Eraldo Barletta (i pa hetuar): 25 000 eurot e tjera ishin “investuar” në ristrukturimi e Bar Surma të Via Flavia, në qendër, e marrë sipas prokurorëve përmes zhvatjes ndaj pronarëve të mëparshëm. Gjatë një bisede më 30 janar 2017, e përgjuar nga ekipi mobil i Romës, Barletta i ankohet De Gregorio për mospagimin e borxhit. Në kundërshtim me ish-senatorin, burri përgjigjet se “Ilio (Ilir Kulla)… në Shqipëri… deklaroi se nuk kishte marrë kurrë para’… nga ju… dhe nga askush për ty…”. “Bazuar në atë që doli nga përgjimet, lexohet në dokument, Kulla i kishte dhënë të drejtë De Gregorio për të organizuar, përmes njohjeve të tij dhe mjeteve të komunikimit në dispozicion të tij, një fushatë mediatike denigrimi për qeverinë shqiptare, që do të provokonte rrëzimin e saj”. Dhe përsëri: “Vetë Kulla kishte mbërritur në Itali pasditen e 26 shkurtit 2017 në mënyrë që të ndiqte nga afër këtë histori”.

“Mbrojtja në Udisens në këmbim të parave” Një histori krejt tjetër ka të bëjë me marrëdhëniet me kompaninë “Udisens”, që dukej se kishte gjetur mbrojtje nga partneriteti i udhëhequr nga De Gregorio. Kompania romane që merret me shitjen e aparateve të dëgjimit – ekipi drejtues i së cilës nuk është hetuar – sipas prokurorëve, mes viteve 2016 dhe 2017, pagoi në tre këste një shumë prej 15 250 eurosh në llogarinë e “Italia Global Service srl”, një kompani e “galaktikës” së ish-senatorit. “Ne shkuam të bisedonim si njerëz për t’i thënë atij ta linte në paqe këtë njeri, sepse ishte për të ardhur keq që ata po e shkatërronin psikologjikisht atë dhe vajzën e tij”. De Gregorio do të bëhet gjithashtu ortak i “Udisens” duke pasur si detyrë të promovonte “Udisens International”. “Unë po ju ndihmoj, dëgjohet t’i thotë ishit të Forza-s, por ai nuk ka asnjë alternativë në historinë e dyqaneve… sepse ia vendosa atij në atë mënyrë që thashë: Unë po ju ndihmoj, por duhet të fitoj … Mos mendoni se mund t’ju ndihmoj se jeni i bukur… sepse emri juaj është “Udisens”… ju punoni, por edhe unë kam punuar”.

Promovimi i “Udisens” bëhej gjithashtu edhe përmes revistës online “Pianeta Italia News”, që i referohet “Pianeta Italia srl”, një kompani me 79% të aksioneve e Giuseppina De Iudicibus, prestanomi e De Gregorios, gjithashtu e hetuar. Në momentin e arrestimit, ish-senatori rezultonte rezident në Portugali, ku është regjistruar “Ittica Italiana srl”, një tjetër nga kompanitë që përdoren për riciklimin e fondeve që rrjedhin nga aktivitete të paligjshme, të lindur zyrtarisht me qëllimin për të ngritur “një fermë për rritje peshqish”.

https://www.ilfattoquotidiano.it/2020/06/04/de-gregorio-lex-senatore-finanzio-un-diplomatico-che-gli-aveva-chiesto-una-campagna-contro-il-governo-albanese/5823576/