Duke marrë shkas nga lirimi i djemve që përdh unuan 13-vjeçaren në Kavajë, në një kohë kur e gjithë Shqipëria është tronditur nga këto ngjarje, moderatorja Fjoralba Ponari ka reaguar në llogarinë e saj në Instagram. Ajo ka ndarë lajme të shumta përdhu nimi, duke dhënë opinionin personal, sigurisht kundër lënies së lirë të këtyre mon strave.
“Edhe sa raste të tilla duhet të ketë, që të shqitemi nga kafenetë dhe të reagojmë?”- shkruan moderatorja e rev oltuar krahas postimeve. Mirëpo, duket se një ndjekësi nuk i ka pëlqyer ‘kryengritja’ e Fjoralbës, ndaj i shkruan një mesazh i cili nuk i ka pëlqyer aspak moderatores. Ndjekësi sugjeron që “të kapë” njëherë Fjoralbën, duke përdorur fjalor tepër sek sual me të. Mirëpo, moderatorja nuk ka duruar dhe i është kthyer e rev oltuar, duke i vënë fajin gjithashtu nënave shqiptare që rrisin djem të tillë.
“Hëngsh veten dhe iu thaftë asaj që ta lë ty! Shpellar! U lumtë moj nëna shqiptare për bijtë që keni rritur!”- janë fjalët e saj, që tregojnë realitetin e hidhur në të cilin jetojmë.