Aktorja Mariana Kondi dhe mbesa e saj Azia ishin të ftuara në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Mariana, është bërë gjyshe për herë të parë nga vajza e saj e vetme, Suana Anamali. Azia, mbesa e Marianës është 4 vjeç e gjysmë. Në emision Mariana Kondi zbuloi edhe një sekret për drejtuesen e emisionit Rudina Magjistari, lindja e së cilës në mënyrë natyrale ishte bërë frymëzim edhe për vajzën e Kondit, Suanën, e cila po ashtu vendosi të lindte Azian në mënyrë natyrale.
Mariana Kondi: Kemi edhe një sekret për ty, në momentin që mami Sui do lindte në spital, kishte vendosur që do të lindte me operacion. Edhe unë kisha shumë kohë që në asnjë mënyrë nuk duhet, si çdo nënë duhet të lindësh vetë, me lindje natyrale. Jo po dua, jo po s’dua dhe kur shkojmë në spital, gjëja e parë që i tha mjekes, menjëherë i tha që dua ta bëj me operacion dhe ishte e vendosur për këtë. Në fakt, unë në mënyrë absolute nuk doja, edhe doktoresha i tha, “po mirë, si do ta bësh me operacion kur Rudina Magjistari ka bërë lindjen më të mrekullueshme, që unë gjatë gjithë kësaj kohe nuk kam parë kurrë lindjen që ajo ka bërë”…
Rudina Magjistari: Ka qenë doktoreshë Ibrimja. Me atë kam lindur unë. Mariana Kondi: Po doktoreshë Ibrimja. Azia: Si e ka emrin goca jote? Rudina Magjistari: Mia, Mia e ka vajza ime zemër…
Rudina Magjistari: Pra ndikoi ajo që tha doktoresha, sepse më pëlqen kjo histori… Mariana Kondi: Dhe vajza e pyeti: Rudina ka lindur në mënyrë natyrale? Po, i tha ajo dhe ka qenë një lindje fantastike, një bashkëpunim i mirë mes meje dhe Rudinës dhe lindja e saj ka qenë një ndër lindjet më të bukura, që unë kam kaq vite punë këtu.
Rudina Magjistari: Më emocionon tani që ma thua se e kujtoj edhe unë me shumë emocion atë moment. Mariana Kondi: Po, edhe tha që ka lindur vetë pa asnjë problem dhe asgjë, përkundrazi ishte top dhe menjëherë doli nga spitali, ishte shumë-shumë mirë. Rudina Magjistari: Po, ashtu ka vajtur. Dhe nga ai moment vajza vendosi…
Mariana Kondi: Vendosi ta lindë ashtu siç e kishe lindur edhe ti. Rudina Magjistari: Pra vendosi të lindë në mënyrë natyrale, më vjen shumë mirë që kam ndihmuar në këtë drejtim. Për të dhënë një lloj frymëzimi… Mariana Kondi: Ke një meritë shumë të madhe tek vajza ime. Ajo më pas ua thoshte edhe të tjerave këtë gjë pasi lindi Azian.