Ralf Rangnick afrohet te Milani dhe në fund të qershorit mund të vijë edhe zyrtarizimi i firmës dhe akordit që është paravendosur. Madje, “Sportmediaset” ka zbuluar edhe shifrat e kontratës që pritet ta lidhë për 3 vite trajnerin-menaxher gjerman me kuqezinjtë.

Bëhet fjalë për një rrogë prej 5 milionë eurosh, teksa vitin e parë ish-arkitekti i Salzburg dhe Leipzig do të ulet vetë në stol, ndërsa më pas do të zgjedhë dikë tjetër për të vazhduar i menaxher dhe kordinuar të gjithë punë.

Elliott dhe Gordon Singer do të ketë takim në fund të muajit në Londër me Rangnick dhe aty do të hidhen themelet e kuqezinjve. Pronësia nuk ka ndër mend të humbasë Paolo Maldinin dhe është e kënaqur nga puna e tij te Milani dhe në merkato, ndaj do të jetë dëshira e ish-kapitenit për të vazhduar ose ndërprerë raportin.