Jo vetëm një mjet komunikimi, por tashmë Instagrami është kthyer në biznes dhe shumë njerëz nxjerrin të ardhurat e tyre nga ky rrjet social, i cili po fuqizohet çdo ditë edhe më shumë. Por kush është “mbreti” i fitimeve në Instagram që paguhet më shumë? Kryeson sërish edhe për këtë vit futbollisit i njour Cristiano Ronaldo. Në 12 muajt e fundit ai ka bërë , falë 43 postime me sponsorizime dhe ka fituar 41.7 milionë euro. Në vendin e dytë për fitime nga “Instagrami renditet ylli i Barcelonës Leo Mesi. Ky i fundit në 12 muaj, ka fituar 25.2 milionë euro, një diferencë e madhe në krahasim me Ronaldon.

Ndërsa në vendin e tretë pozicionohet modelja e famshme Kendall Jenner. Ajo ka fituar 21.2 milionë euro në vit vetëm nga Instagrami, ndërkohë që ka lënë pas motrën e saj Kylie Jenner, e cila renditet në vendin e katër me 16.2 milionë euro në vit. Ndërsa Kim Kardashian është klasifikuar në vendin e shtatë dhe për gjatë një viti ajo ka fituar 9.4 milion euro nga ky rrjet sociale. Të ardhurat për këtë vit nga Instagrami kanë rënë edhe për Selena Gomez, e cila pozicionohet në vendin e nëntë dhe ka fituar 6.5 milion euro në vit.