Ti mund të jesh një buf nate apo këndez i mëngjesit, por rezulton se yjet mund të kenë të bëjnë në atë se sa orë gjumë të duhet bazuar në karakterin tënd. Dhe nuk ka rëndësi nëse po i lufton tendencat e natyrshme të shenjës tënde apo jo, mundet të ketë një numër të caktuar orësh për gjumë për të mbajtur trupin të balancuar dhe në formë, sipas horoskopit. Sigurisht, bën mirë të dëgjosh trupin dhe yjet – edhe nëse kjo do të thotë të ulesh më herët nga sa mund të dëshirosh në mënyrë që të sigurosh ato minutat ekstra – teksa mund ta ndjesh veten më të lodhur, të sëmurë apo armiqësor nëse po i bën ato orë gjumi shkel-e-shko.
Lajme të mira!
Kemi zbuluar se sa orë gjumë ju nevojiten çdo natë në bazë të shenjës tënde në mënyrë që të shmangësh nevrikosjen, për shembull gjatë kohës së pritjes tek stacioni i urbanit. Këtu astrologu Joshua MacGuire do të bashkëndajë këshillat e tij, të rëndësishme për t’u ndjekur ndërsa mungesa e gjumit mund të dëmtojë shëndetin afatgjatë.
Dashi
Dashi nuk ka nevojë për shumë gjumë (ata fatlumët), por ka nevojë për frymëzim me qëllim që të jetë i fokusuar, energjik dhe vigjilent gjatë ditës që ka përpara, thotë MacGuire. “Nëse u duhet të ndjekin diçka në mëngjes si në rastin e një takimi të rëndësishëm apo prezantimi në mëngjes, ata mund t’ia dalin me shumë pak,” shtoi ai. Por nëse nuk janë të karikuar, do të kenë nevojë për më shumë, verejti MacGuire.
Sasia e gjumit: 6.5 orë
Demi
Si një shenjë e tokës, Demi mund ta rekrutojë lehtë energjinë e nevojshme për trurin dhe trupin e tij me anë të të ushqyerit, ushtrimit dhe vendosmërisë së pastër. Shumë gjumë dhe do të jenë në rregull, thotë MacGuire. Në të vërtetë nuk do të jenë në formën e tyre më të mirë sepse kjo do të krijonte një gjendje të përhershme dhe ata mund t’i përshtaten me kësaj gjëndje me shumë lehtësi.
Sasia e gjumit: 7 orë
Binjakët
Si një shenjë e ajrit, një Binjak ka nevojë për më shumë gjumë se shenjat e tjera, kështu që sigurohu që të shkosh në shtrat herët, veçanërisht gjatë javës së punës. “Duke qënë gjithmonë në lëvizje. Binjaku, sikurse një foshnje, ka nevojë për rreth tetë orë gjumë. Ata shpenzojnë aq shumë energji përgjatë ditës sa u duhet që t’i japin vetes një pushim të mirë,” thotë MacGuire.
Sasia e gjumit: 8 orë
Gaforrja
E sunduar nga hëna dhe një shenjë shumë e ndjeshme, Gaforrja ka nevojë t’i përpunojë emocionet e saj (dhe ato të tjerëve) gjatë gjumit, thotë MacGuire. “Atyre gjithashtu u duhet të luftojnë me baticat e oqeanit dhe ndërrimet e hënës, që mund të çrregullojnë gjumin e tyre, kështu që më e mira për ta është të bien në gjumë kurdo që t’u vijë rasti,” thotë ai.
Sasia e gjumit: 9 orë
Luani
Macja e horoskopit në mënyrë ideale do t’i duhej të merrte ndonjë sy gjumë gjatë ditës dhe nëse është e mundur, gjashtë orë e gjysmë do të mjaftojnë për Luanin. Dhe e gjithë ajo që i duhet të bëjë për të qëndruar zgjuar dhe për të funksionuar siç duhet, në të vërtetë, është ta mbajë veten të zbavitur. Por gjithë kjo zbavitje mund të jetë e lodhshme, kështu i duhet të marrë ndonjë sy gjumë dhe të flejë vonë kurdo që t’i jepet rasti, thotë MacGuire.
Sasia e gjumit: 6.5 orë
Virgjëresha
Virgjëresha e horoskopit mund të jetë në krye të të gjithëve dhe për shkak se e merr kohën me shumë seriozitet, nuk i pëlqen të humbasë shumë minuta me gjumë. Edhe pse mund të mos jetë e dhënë për të humbur kohë me gjumë të tepërt, i duhet një shtatë orësh i plotë me qëllim që të punojë shumë pa u copëtuar, thotë MacGuire. Shumë pak gjumë dhe do të jetë joproduktiv.
Sasia e gjumit: 7 orë
Peshorja
Peshorja e drejtuar nga Venusi e adhuron gjumin. (Nuk mund ta fajësojmë.) Si një shenjë e ajrit që përqëndrohet tek personat e tjerë, gjumi mund të jetë e vetmja kohë ku Peshorja mund të përpunojë mendimet dhe ndjenjat dhe të dallojë. Për shkak se Peshorja gjithmonë është në përpjekje për të balancuar njerëz dhe situata, i duhet të paktën tetë orë gjumë për të mbajtur premtimet dhe për të ecur në rrugën e duhur, thotë MacGuire.
Sasia e gjumit: 8 orë
Akrepi
Një veçori e mirë e Akrepit është se jep maksimumin duke mos lënë asgjë në gjysmë, thotë MacGuire. Por ia vlen të përmendet se, “Pjesë e fuqisë së tij, gjithsesi, është aftësia për të rigjeneruar veten, gjë që mund ta bëjë pjesërisht me anë të gjumit”. Kështu nëse nuk i bën ato shtatë orë gjumë, nuk do të jetë plotësisht energjik dhe vigjilent që të realizojë atë që nevojitet gjatë ditës.
Sasia e gjumit: 7 orë
Shigjetari
Shigjetari, duhet të jetë me të vërtetë në gjendje të flejë aq vonë sa të dojë, por ekziston ajo që quhet punë, që e bën atë të ngrihet nga shtrati. Dhe, si bufë nate tipikë, ata shpesh e humbin gjumin atëherë kur u nevojitet, duke bërë shumë pak orë gjumë. “Për shkak se kjo shenjë i shtrin shumë ndjenjat dhe limitet, sapo të bjerë në gjumë, do të ishte më e mirë për të që të mos i duhej të ngrihej shumë shpejt pasi më në fund është shtrirë,” thotë ai. Në mënyrë ideale, do të mund të kishte një punë që fillon vonë që do ta linte të flinte deri vonë.
Sasia e gjumi: 9 orë
Bricjapi
Edhe pse nuk ka nevojë për shumë gjumë sepse e di që jeta është një sfidë dhe pjesë e sfidës është të jesh tepër i lodhur dhe sërish të vazhdosh përpara. (Është e trishtë por e vërtetë.) “Sigurisht, tetë deri në nëntë orë do t’i bënte shumë mirë, por për ata punëtorë ambiciozë, kjo është një ëndërr dhe jo diçka që do t’ia lejonin vetes që ta bënte,” thotë MacGuire. Është gjë e mirë që ata mund të ngopen vetëm me pak
Sasia e gjumit: 6 orë
Ujori
Ujorit i duhet të bëjë gjumë të mjaftueshëm për të qenë i balancuar, por preferon t’i zgjedhë orët e natës në bazë të termave të tij dhe mënyrës se si ndihet. “Atyre do t’u pëlqente liria për të fjetur kur dhe sa dëshirojnë vetë, por janë kaq shumë gjëra për t’u bërë,” tha MacGuire, kështu gjumi i tepruar bëhet i paarritshëm. “Shtatë orë, gjithsesi, është një balancim i mirë dhe i nevojshëm për shëndetin e trurit, duke qënë se ata e përdorin mendjen shumë,” shtoi ai.
Sasia e gjumit: 7orë
Peshqit
Peshqit drejtojnë botën e imagjinatës dhe ëndrrave, kështu nëse ata nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm, mund të bëhen tepër imagjinues dhe ëndërrues gjatë jetës së përditshme, duke lënë nënndërgjegjen të drejtojë. Dhe “pa kohë të mjaftueshme për ëndrra, ata bëhen pronë e dëshirës për arratisje me anë të mënyrave të tjera,” vëren ai, kështu ji i kujdesshëm se si mund të sillesh nëse nuk i jep trupit tënd pushimin dhe hapësirën që i nevojitet gjatë natës.