Në 24 orët e fundit në SHBA janë regjistruar më shumë se 37 mijë raste të identifikuar pozitivë nga infeksioni i koronavirusit. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i përgjithshëm i të prekurve nga Coivid që nga fillimi i pandemisë është rritur në rreth 2.5 milionë.

Gjithashtu në vend u regjistruan edhe 692 viktima nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i vde kjeve në vend është rritur në rreth 125 mijë. Disa shtete amerikane po rikthejnë masat e kufizimit për të frenuar një valë të re përhapje të virusit pandemik.

Nju Jorku, Nju Xhersi dhe Konetikat iu kërkuan qytetarëve që vijnë nga shtetet ku rastet e Covid-19 po rriten ndjeshëm, që të karantinohen për 14 ditë.