Bashkim Gazidede, ish-kreut të SHIK-ut famëkeq, ish-deputet i Partisë Demokratike 1992-1996 dhe gjeneral i Sali Berishës për shtypjen e protestave në Jug, i cili përfaqëson faqen më të zezë të historisë së pluralizmit shqiptar, nuk është emri që identifikon një rrugë në Kamëz, në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensusin e qytetarëve. Ish-kryeministri Sali Berisha, duke përdorur ushtarin e tij politik Xhelal Mziun dhe ish-prefektët e Tiranës, ka mbushur rrugët e Kamzës dhe Bathores me emrin e tij dhe të ish-drejtuesve të PD. Në tetor të vitit 2008, ish-kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, ka propozuar që rrugës kryesore e Bashkisë së Kamzës t’i vihet emri ‘Berisha’. Për emërtimin e kësaj rruge është ndjekur e njëjta skemë si për emërimin e një tjetër rruge me emrin ‘Bashkim Gazidede’.

Partia Demokratike me në krye të Berishën ka përdorur Xhelal Mziun për të bërë propozimin. Mziu ka propozuar që emri i Berishës t’i vihet rrugës më të madhe në Kamëz në 27 të 2008. Një ditë më pas, Këshilli Bashkiak i Kamzës ka miratuar propozimin e Mziut. Në vijim, vendimi është miratuar nga Prefekti i Tiranës, Ruzhdi Keçi, i emëruar me firmë të Berishës në tetor të vitit 2010. Një tjetër rrugë në Kamzë i ka vënë emrin ‘Besnik Hidri’, ish-punonjësi i SHIK-ut të Gazidedes, i cili u vra nga gjatë revoltave në Vlorë. Në atë kohë, Berisha dhe Gazidede përdornin SHIK-un si instrument t errori për të shtypur protestat dhe mbajtur pushtetin.

Në tetor të 2008, të besuarit e Berishës kanë emëruar bulevardin kryesor të Kamzës ‘Bulevardi blu’, një ngjyrë që identifikon PD-në. Një rrugë tjetër mban emrin ‘Lazarat’, një ba stion i PD-së në Gjirokastër, por që njihet ndërkombëtarisht si ‘Kolumbia’, për shkak të lejimit nga qeveria e PD-së të kultivimit të kan abisit ë këtë fshat. Megjithatë, duket se identifikimi i Lazaratit me kan abisin është lexuar si vlerë nga Xhelal Mziu dhe PD-ja.

Po në këtë datë, një tjetër rruge i është vënë emri i ‘Azem Hajdarit’, i përjashtuar nga Sali Berisha grupi i PD-së, i anatemuar dhe i aku zuar nga Berisha si spiun i Ramiz Alisë, por i shpallur hero po nga Berisha pas ndarjes nga jeta, ngjarje të cilën e përdoroi edhe për grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998. Një tjetër rruge në Kamzës i është vënë emri i Besim Çerës, ish-trupoja i Azem Hajdarit, i cili u vra gjatë atentatit ndaj Azem Hajdarit. Ndërkaq nuk mungojnë edhe emrat e çuditshëm si Bubullima, Coca-Cola, Athina, Dyseldorf, Eagle Mobile, Dublin, Dubai, Hëna Neptuni, Londër, Manhatan, Meksika etj. Shqiptarja.com